Si e mësuan lajmin e ndarjes nga jeta, flasin të afërmit e Zafire Hasanajt

Në lagjen ku jetonte nën tetarja Zarife Hasanaj në Babrru, të gjithë janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.

Të afërmit e 32-vjecares nuk ishin në gjendje të flisnin për tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre. Vetëm kushëriri i saj, Adem Osmanaj tha se Zarifja ishte nisur në mision prej disa muajsh.

“Familja nuk është në gjendje për momentin. Ka vëllain, ka nënën. Është beqare. 3-4 muaj kishte në mision. Në televizor e pamë çfarë kishte ndodhur. Kemi 20 e ca vjet që kemi ardhur nga Tropoja. Janë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë”, tha i afërmi i saj per News 24.

Efektivja e forcave të armatosura shqiptare humbi jetën ndërsa ndodhej me mision Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy ushtarakë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ky ishte misioni i parë i nën tetares, që rezultoi edhe me fatali për 32-vjeçaren Hasanaj.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj