Moderatorja shqiptare ndahet nga bashkëshorti: ‘Jam e ridashuruar’

Ajo prej disa kohësh tashmë na shoqëron çdo mëngjes në “ Ora News” me emisionin “Ditë e Re” . Po flasim për Dajana Shabanin e cila e ftuar mbrëmë në “Why Not” nga Roza Lati ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti me të cilin ka një vajzë 3-vjeçe e cila quhet Marlena.

Moderatorja edhe pse jo në një mënyrë të drejtëpërdrejtë la te kuptohej se është ndarë dhe ndodhet në një marrëdhënie të re.

Kjo është biseda mes saj dhe Roza Latit:

Roza Lati: Dita jote më e sikletshme ka qenë dita e celebrimit?

Dajana Shabani: Po…

Roza Lati: Çfarë komenti ke ti tani që je këtu?

Dajana Shabani: Tani jam e dashuruar kështu që jam duke parë përpara.

Roza Lati: Je duke u rimëkëmbur.

Dajana Shabani: Po, po, jam e ridashuruar!